BERLIN – Lajm i keq për mijëra shqiptarë që presin të punojnë në Gjermani.

Qeveria gjermane ka miratuar rregulloren që përgjysmon kuotën vjetore për punëtorë nga Ballkani Perëndimor, nga 50.000 në 25.000 vende në vit.

Vendimi hyn në fuqi nga 1 janari 2027 dhe prek direkt Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën, Serbinë dhe Malin e Zi.

Kjo do të thotë konkurrencë dyfish më e madhe dhe pritje më të gjata për ata që kanë aplikuar ose planifikojnë të aplikojnë për vizë pune.

Sipas agjencisë , rregullorja është miratuar nga kabineti qeveritar i kancelarit gjerman më 4 nëntor dhe tashmë i është dërguar Bundesratit (Dhomës së Landeve) për miratim përfundimtar. 

Ndërkohë, vetë Agjencia Federale e Punës në Gjermani (Bundesagentur für Arbeit) ka dalë kundër këtij vendimi, duke kërkuar që kuota të mbetet 50.000, pasi sipas saj, punëtorët nga Ballkani Perëndimor kanë integrim shumë të lartë në tregun gjerman të punës. 

Burimi: Reuters / Bundesagentur für Arbeit

← Më shumë nga mergatamng