Bashkimi Evropian ka futur në fuqi masat kundër Kosovës.
Këto masa vijnë pas situatës së krijuar në veri të vendit, përshkalllëzimit të situatës atje dhe thirrjeve që s’u përfillën për de-eskalim, shkruan Portali Mërgata.
Portali Mërgata ju sjell më poshtë fjalimin e zyrtarit Koopman të Komisionit Evropian që ka treguar për masat që do të merren ndaj Kosovës.
“Ne gjithashtu do të pezullojmë programimin e fondeve për Kosovën dhe propozimet e paraqitura nga Kosova në kuadër të kornizës së investimeve të Ballkanit Perëndimor. Mbështetja e vazhdueshme përmes procedurave të prokurimit dhe nënshkrimi i kontratave gjithashtu do të pezullohet. Ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen në mënyrë të barabartë. Tani dua të nënvizoj shumë qartë se ne nuk i ndërmarrim këto veprime me dëshirë dhe ato duhet të shihen si të përkohshme dhe të kthyeshme në varësi të hapave të besueshëm vendimtarë që presim që autoritetet e Kosovës të ndërmarrin për të de-përshkallëzuar situatën”, ka thënë ai. /PortaliMërgata/