Siç ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq (58), një shtetas zviceran është arrestuar në Beograd.
30-vjeçari mësohet se ka treguar shqiponjën dykrenare në një cep të rrugës në kryeqytet. Kështu bën të ditur gazeta serbe “Novosti”, raporton Portali Mërgata.
Përveç kësaj, kolegu i tij (31), po ashtu zviceran, ka pikturuar simbolin e Shqipërisë në një mur shtëpie. Ai ka mundur të arratiset gjatë arrestimit të shokut të tij dhe aktualisht është në kërkim nga policia. /PortaliMërgata/