Pasditen e së enjtes tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në Dietikon të Zvicrës. Rreth orës 13:20, një kamion po lëvizte përpjetë në Bremgartnerstrasse dhe donte të kthehej majtas në Ziergärtlistrasse.
Një tren i BD-Bahn (Bremgarten-Dietikon-Bahn) po udhëtonte në të njëjtin drejtim dhe ka ndodhur një përplasje midis trenit dhe kamionit me hekurudha, siç shkruante në një deklaratë policia kantonale e Cyrihut.
Nga aksidenti mbetën të plagosur në masë të lehtë drejtuesi i kamionit 35-vjeçar dhe pasagjeri i tij 39-vjeçar, të cilët u dërguan në spital.
Një 15-vjeçar i cili ishte në tren është plagosur lehtë dhe është dërguar gjithashtu në spital për kontroll. Shoferi i lokomotivës mbeti i padëmtuar. Bremgartnerstrasse midis Windeggstrasse dhe Rüternstrasse mbeti e mbyllur deri pak pas orës 16:30. Shkaku i saktë i aksidentit është ende objekt hetimi.