Shkëlqim Pacolli, i mbijetuari i aksidentit në tragjedinë e Shkupit, ku humben jetën tre familjarë të tij, ka falënderuar institucionet e Kosovës dhe të gjithë ata që kanë ndihmuar në nxjerrjen nga lumit të trupave të familjarëve të tij.
Pas varrimit të trupave të nënës, babait dhe vëllait, duke iu dridhur zëri, ai ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që janë munduar t`i shpëtojnë familjarët e tij.
“Faleminderit që na keni ndihmu, faleminderit Vjosa Osmanit, faleminderit ministrave, faleminderit krejtve. Faleminderit policisë, ushtrisë dhe shqiptarëve të Maqedonisë që janë mundur me u gju në lum dhe me i shpetu babën e vëllaun tem. Zoti ju rujt”, ka thënë ai.
Institucionet i ka falënderuar edhe Xhavit Visoka, i afërt i familjes.