Një lajm fort i mirë për mërgatën.
Ish drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, me bashkëpunëtorë, do të lancojë së shpejti kompaninë “Peregrin Accounting & Consulting” e cila do të ketë zyrën e saj në Prishtinë dhe në Augsburg të Gjermanisë, shkruan Portali Mërgata.
E njëjta, do të jetë në dispozicion për shërbime financiare, kontabilitet, trajnime, konsulenca e ekspertiza gjyqësore.
Postimi i Mazrekut:
Të nderuar miq, bashkëpunëtor, shokë, shoqe
Po e ndaj me ju një lajm të mirë rreth angazhimit tonë një vjeçar.
Edhe pak ditë nga kanë mbetur për lansimin e kompanisë sonë “Peregrin Accounting & Consulting” e cila për fillim do ta ketë zyrën e saj në Prishtinë dhe zyrën tjetër në Augsburg të Gjermanisë, e në të ardhmen po mendojmë mu rrit edhe më shumë.
Për shërbime Financiare, Kontabilitet, Trajnime, Konsulenca e Ekspertiza Gjyqësore na keni neve në dispozicion edhe pak ditë.
Një staf i dëshmuar dhe i kompletuar do jetë në shërbimin tuaj sa herë që ju keni nevojë për ndihmën tonë.
Faleminderit të gjithë atyre që na kanë mbështetur dhe besojnë në profesionalizimin tonë.
Shihemi shumë shpejt!. /PortaliMërgata/
PËR KONTAKT DIREKT: Facebook


