“Zemra mal” – Autostradat gjermane “të sigurta” në duart e shqiptarëve

“Sinani Gmbh”, po vazhdon të jetë partner i besueshëm e qëndrueshëm i autoriteteve gjermane, teksa po kryen punë të mëdha në autostradat e shtetit më të fuqishëm të Evropës.

Me pronar Ilir Sinanin, biznesmenin e suksesshëm nga Kosova, “Sinani GMBH”, edhe në këto temperature të larta po vazhdon punën me intensitet të shtuar në atë mënyrë që të sigurojë mbarëvajtjen e trafikut rrugor në Gjermani, shkruan Portali Mërgata.

Dhjetra e qindra punëtorë shqiptarë, që kanë si shtëpi të dytë “Sinani GMBH” janë pozicionuar në lokacione të ndryshme të autostradave gjermane, ku po kryejnë punimet e kontraktuara.

Imazhe nga këto punime ka publikuar në Facebook, edhe vet pronari i kompanisë, Ilir Sinani. /PortaliMërgata/