Zana Avdiu e shqetësuar: Tezja ime po lufton me vdekjen, nuk po e pranojnë në intensivë se s’ka shtretër

Analistja e njohur kosovare, Zana Avdiu, është shprehur e shqetësuar për fatin e jetës së tezes së saj, e cila sipas Avdiut po trajtohet në spitalin e QKUK-së në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Zana Avdiu ka deklaruar se tezja e saj është duke luftuar me vdekjen në QKUK, ndërsa mjekët që e kanë operuar i kanë rekomanduar që të dërgohet në Repartin e Intensivës, shkruan Portali Mërgata.

Por, sipas Avdiut, shqetësues është fakti që nga Intensiva e kanë refuzuar tezen e saj që ta marrin në trajtim, pasi që sipas tyre nuk  kanë shtretër të mjaftueshëm.

“Tezja ime po lufton me vdekjen ne QKUK. Mjeket te cilet e kane operu, dhe e kane pas ne kujdes deri tash, po thone se duhet te cohet ne intensive. Intensiva nuk po e pranon, sepse po thote qe nuk ka shtreter. Pra, ne QKUK, mund te vdesesh sepse nuk ka SHTRETER!”, ka deklaruar Avdiu.

Ajo ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk po i gëzojnë as gjërat bazike për mbijetesë, se lërë më për jetesë. /PortaliMërgata/