Dy vëllezër kanë mbetur të vrarë sonte në Gjakovë.
Siç mëson Portali Mërgata nga organet e sigurisë, dy viktimat janë vëllezër.
Tutje, mësohet se motivi i vrasjes ka qenë ai pronësor. Viktimat janë Haxhi e Blerim Islamaj.
I dyshuari për vrasjen është personi me emrin Gjon Gjokaj.
Nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes, thuhet se njëri nga vëllezërit ka vdekur në vend, teksa tjetri rrugës për spital.