Vrasjet e fundit: Bekë Berisha i AAK-së kërkon orë policore në Kosovë

Vrasjet e fundit që ndodhën në Kosovë, kryesisht nëpër lokale, kanë ngritur alarmin edhe tek deputetët e AAK-së.

Një prej tyre është Bekë Berisha, shkruan Portali Mërgata.

Ai madje ka propozuar orë policore në formë që të ndalen këto raste.

Ngritja e nivelit të dhunës ditëve të fundit na ka shqetësuar të gjithëve tej mase. Para se të gjejmë fajtorin dhe të flasim për fenomenin apo për defektet të mos efikasitetit të sistemit të sigurisë, rendit dhe drejtësisë në vendin tonë.  I bëj thirrje drejtorit të policisë të dal me plan konkret, duke ndermarrë veprimet e duhura, që kjo gjendje të stabilizohet.  Orë policore”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se edhe sot, një person mbeti i vrarë në Runik te Skenderajt, në një lokal të kafes së rakisë.