Vrasja në Klinë: I dyshuari dhe viktima janë mërgimtarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Klinës. Atje si pasojë e të shtënave ka ndërruar jetë një person. 

Nga detajet që janë bërë të ditura deri tash, i dyshuari dhe viktima janë mërgimtarë të cilët kishin ardhur për pushime në Kosovë, shkruan Portali Mërgata. 

Anton Prela është emri i viktimës, teksa i dyshuari Tush Frrokaj

Për më tepër, ata janë dhe familjarë mes vete. 

Në drejtim të viktimës janë shkrepur shtatë plumba. 

Viktima fillimisht ishte dërguar në spital si pasojë e plagëve të marra, por që aty kishte ndërruar jetë. /PortaliMërgata/