Një vrasje e trefishtë ka ndodhur sot në fshatin Rufc të Komunës së Lipjanit.
Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se një person ka privuar nga jeta bashkëshorten dhe djalin e tij, e më pas ka vrarë edhe veten, shkruan Portali Mërgata.
Bazuar në raportimet në rrjete sociale në Kosovë, dy nga viktimat e gjetura në vendin e ngjarjes janë Abedin BEKTESHI, rreth 60-vjeçar dhe djali i tij, Ardit BEKTESHI, rreth 24-vjeçar.
Portali Mërgata ka raportuar edhe më herët rreth ngjarjes që tronditi vendin, ku bazuar në informacionet nga policia, fillimisht në vendin e ngjarjes janë gjetur tre trupa të pajetë, vdekjen e të cilëve e kanë konfirmuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.
Ende nuk dihet arsyeja e ngjarjes, ndërsa policia është në vendin e ngjarjes duke hetuar rastin. /Portalimërgata/