Ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Rufc të Ri të Lipjanit, ka tronditur opinionin në Kosovë por edhe shqiptarët në mërgatë.
Kjo për shkak të vrasjes së trefishtë që ndodhi sot në këtë vend, shkruan Portali Mërgata.
Sipas informacioneve të para që kanë qarkulluar në rrjete sociale, po dyshohet se një burrë ka vrarë fillimisht guran e tij, pastaj djalin e tij dhe në fund dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
Policia e Kosovës deri më tani nuk ka dhënë detaje të konfirmuara, vetëm se kanë thënë që janë gjetur tre trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga ekipet mjekësore. /PortaliMërgata/