Vrasja e rëndë Podujevë, flet axha i viktimës: Tek ne është edhe një Kanun

Një vrasje dhe një plagosje ndodhi gjatë ditës së sotme në Podujevë. Rrethanat se si ndodhi akti, mbeten ende të panjohura.

Megjithatë, në një prononcim për Klan Kosovën, ka folur Mehmet Breznica, axha i viktimës, i cili u shpreh se do t’i studiojnë të gjitha rrethanat se si erdhi deri tek kjo situatë.

Teksa mes dhembjes, ai paralajmëroi edhe hapat e mëtejmë përmes dokeve të Kanunit.

”Ne kemi besim të plotë tek institucionet e drejtësisë mirëpo tek ne është edhe një Kanun. E ai do të jetë shumë i keq”, ka deklaruar Breznica.

”Unë nuk kam vërejt asgjë të pazakontë. Me Valmirin, dhe me babën e Valmirit dhe me shoqen time, sot në mëngjes kemi dalë deri tek shitorja atje tek rruga e asfaltuar”.