Vjosa Osmani takon sot veteranët e UÇK-së që i injoroi Kurti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do t’i takojë sot përfaqësuesit e OVL të UÇK-së.

Lajmin e ka konfirmuar këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina.

Ndryshe përfaqësuesit e OVL të UÇK-së, kanë kërkuar takim me Osmanin, për shkak se në Ligjin për pagën minimale, ata nuk janë përfshirë në të.

Takimi mes Osmanit dhe përfaqësuesve të OVL të UÇK-së pritet të fillojë në orën 14:00.

Në lidhje më këtë kishte dhe një protestë të thirrur nga veteranët dhe disa parti politike gjatë së shtunës së kaluar.

Në njoftimin e publikuar nga këshilli organizativ i protestës, u tha se protesta organizohet me qëllim të kundërshtimit të “koordinimit të Qeverisë me Milan Radojiçiqin” dhe “kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së”, mes tjerash.

“Ligji që përjashton veteranët nga paga minimale, u votua turpshëm nga shumica parlamentare. Prandaj kërkojmë nga presidentja që ta kthejë mbrapsht këtë ligj të padrejtë dhe anti-UÇK”, u tha mes tjerash në thirrjen për protestë.