Viktima e aksidentit në Lepenc, familjare e ish-kampionit kosovar të boksit

Merita, Naim, e Ermal Pacolli vdiqën mbrëmë në një aksident trafiku në rrugën Shkup – Prishtinë. 

Ata ndërruan jetë pasi ranë në lumin Lepenc me makinën e tyre. I vetmi që shpëtoi është djaloshi 20 vjeçari i familjes, Blerim Pacolli, shkruan Portali Mërgata.

Viktima, Merita Visoka Pacolli, është familjare e boksierit të njohur, ish-kampionit, Xhavit Visoka. 

Merita është gruaja e viktimës tjetër, Naimit, dhe nëna e Ermalit dhe Blerimit. 

Portali Mërgata ua risjell fotografitë e viktimave. /PortaliMërgata