Vetura godet policin që ishte duke kaluar rrugën

Policia e Kosovës ka raportuar se një person, nga pakujdesia ka shkaktuar një aksident, ku ka goditur me veturë një zyrtar policor, i cili ishte duke kaluar rrugën.

I njëjti ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë, kurse mjekët kanë treguar se gjendja e tij është stabile.

“Rr. 28 Nëntori, Skenderaj (VL: 049-472) 28.07.2023 – 10:54. I dyshuari kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin, duke goditur viktimën mashkull kosovar (zyrtar policor) këmbësor, i cili ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është stabile. (Rasti# 2023-BR-425) 0847”, thuhet në njoftimin e policisë.