Një akt të jashtëzakonshëm e ka bërë Xhavit Fazliu, ish-ushtar i UÇK-së në lidhje me gurin e nënë Pashkë Marku në Gjakovë i cili u largua nga pronari i tokës.
Ky gur ishte gur përkujtimor për flijimin e nënës Pashkë pasi asaj iu kishin sjellë eshtrat e djemve të vrarë nga serbët gjatë luftës, shkruan Portali Mërgata.
E Fazliu, ka ofruar që këtë gur ta vendos në tokën e tij në Prekaz.
Ai thotë se është i lindur mysliman, por që mbi të gjitha është shqiptar.
Madje betohet se këtë gur do ta ruaj.
Ma sjellni (ose vi e marr vet) gurin perkujtimore te nenes Pashke Marku ne Prekaz….une jame I lindur musliman por jame edhe i krishter, bektashi, orthodoks por SHQIPTAR….dhe ju betohem se do kujdesem qe ky gur i shenjte do te shkelqej sikur dielli i mengjesit…njesoj siq do perkujdesej nena ime Nurije per bashkluftetaret e mij te krishter….!”, ka shkruar ai. /PortaliMërgata/