Vërshimet në Pejë, kjo është shtëpia ku vdiqën nënë e bir

Kosova është tronditur nga vdekja e nënës së bashku me birin e saj në lagjen “Asllan Çeshme” në Pejë, si pasojë e vërshimeve që ndodhën në qytet ditën e shtunë.

Nëna rreth 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar, në momentet kritike ishin duke qëndruar në shtëpi.

Një ditë pas ngjarjes tragjike, në shtëpinë që u godit rëndë nga vërshimet duket se u shkatërrua çdo gjë.

Fatmir Asllani nënkryetar në komunën e Pejës tha për media se rastin e kanë raportuar fqinjët dhe gruaja që u raportua e zhdukur më vonë u gjet në afësri të një shtëpie të fqinjëve.

Vdekjen e dy viktimave e kanë konfirmuar mjekët.

Dy viktimat që humbën jetën mbrëmë si pasojë e vërshimeve të mëdha në Pejë, do të varrosen nesër në orën 15:00 në varrezat e qytetit.