Vehbi Kajtazi thërret protestë të shtunën kundër Qeverisë Kurti

Vehbi Kajtazi, analist, ka vazhduar të komentojë situatën politike, e cila u tensionua sot shumë, duke eskaluar në përleshje fizike mes pushtetit dhe opozitës. 

Kajtazi sërish e ka ngritur idenë e një protestë kundër pushtetit të VV-së dhe Qeverisë Kurti, pas skandalit të përgjimit të Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, që u publikua nga gazeta Nacionale. 

“Sa jeni te gatshem per proteste, psh te shtunen? Proteste mbi partiake, mbi bindje politike, mbi cfaredo dallimi”, ka shkruar Kajtazi. 

Kësaj radhe, Kajtazi ka pyetur se sa janë të gatshëm të protestojnë të shtunën. Kajtazi ka marre goxha përkrahje në formë të pëlqimeve në statusin e tij.