Ka vdekur në moshën 78 vjeçare, njëri ndër ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Batalionin ‘Atlantiku’, Ali Jakupi.
Lajmi është konfirmuar nga familjarët dhe bashkëvendësit e Ali Jakupit, i cili vjen nga fshati Mushtisht i komunës së Suharekës.
Jakupi jetonte në Amerikë prej vitesh, por luftën e kishte bërë në Kosovë, me uniformë të UÇK’së.
Ai ishte pjesë e Batalionit ‘Atlantiku’ dhe për luftën e tij ka lëvdata të mëdha.
Ali Jakupi vdiq në moshën 78 vjeçare në SHBA.