Vdes 29-vjeçari shqiptar në një aksident trafiku në Itali

Një aksident fatal i ka marrë jetën një 29 -vjeçari shqiptar në Itali.

Sipas La Repubblica, aksidenti ndodhi në Torre Specchia, më 7 shtator.

Mësohet se motori me të cilin po udhëtonte Aldo Gjoka, u përplas me një makinë Jaguar, me drejtues gjithashtu një shtetas shqiptar.

Si pasojë 29-vjeçari u përplas me murin rrethues të një prone private dhe motori shpërtheu në flakë, duke e lënë të vdekur në vend shqiptarin.

Prej vitesh, Gjoka jetonte në Leçe me familjen e tij dhe motorat ishin një ndër pasionet e tij më të mëdha./abcnews.al