Varroset llapjani që vdiq duke u falur në xhami, familjarët i kushtojnë fjalë prekësë

Mbrëmë, u nda nga jeta Afrim Jashari nga Komuna e Podujevës, teksa ishte duke i kryer ritet fetare myslimane në xhami.

I njëjti është varrosur sot në ora 17:00 në varrezat e fshatit Bellopojë në Podujevë, shkruan Portali Mërgata.

Njëri nga familjarët e tij shkroi disa fjali publikisht për tashmë të ndjerin.

Postimi i plotë:

“Te Allahut jemi dhe tek Ai eshte kthimi jone!

Familjar dhe miqe, sonte ne namaz te akshamit ne reqatin e pare ia dorezoi shpirtin Krijuesit te Tij, xhaxhai im, Afrim Ramadan Jashari. I lutemi Allahut ta meshiroj, varrin te ia ndriqoj, sprovat e varrit ti kaloj dhe ne xhenetin firdeus te gjitheve te na bashkoj.

Kjo dynja eshte vendi i sprovave, ka shpetu ai i cili e ka kuptu realitetin e kesaj bote para se te i vij vdekja…”, u shpreh ai.

Ndahet nga jeta besimtari mysliman, Afrim Jashari, teksa po e falte namazin e akshamit në një xhami të Prishtinës.