Ultrasit francez kërcënojnë lojtarin serb për gjestin ndaj Kosovës: Do t’i presim tre gishtat

Një bujë e madhe mediale ka ndodhur për lëvizjes e Dushan Vlahoviq.

Sipas mediave franceze, kalimi i sulmuesit 23-vjeçar nga Juventusi në PSG është çështje kohe, por disa tifozë të top klubit francez po e “urrejnë” një transfer të mundshëm të serbit në PSG, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Portali Mërgata.

Në një foto që po qakrullon në internet, tregohet një grup i tifozëve të PSD-së përballë stadiumit të Parisit me një pankartë të madhe.

“Vlahoviq, në Paris do të të presim tre gishtat”, shkruan në pankartë, e që aludon në tre gishtat që serbët zakonisht i përdorin për të përquar mesazhe nacionaliste dhe kundër shqiptarëve. Pa harruar faktin që edhe vet Vllahoviq ka përdorur simbolin e tre-gishtërinjëve gjatë ndeshjeve.

Ai në vitin 2021 kishte veshur një bluzë që tregonte Kosovën si pjesë të Serbisë, ndërsa përveç kësaj, kishte bërë edhe një gjest politik për të simbolizuar fitoren serbe ndaj Republikës së Kosovës.

Vlahoviq ka pranuar se ka rënë dakord në parim për një kontratë 5-vjeçare me drejtuesit e PSG-së.

Megjithatë, negociatat me klubin aktual, Juventusin, janë ende në vazhdim. /PortaliMërgata/