U tha se Ridvan Muharremi ka ndërtuar lift dhe hyrje të veçant në lokal për kryeministrin Kurti, reagon avokati i tij

Mahmut Halimi, avokati i Ridvan Muharremit, i cili së fundmi i arrestua nga policia për shkak të dyshimeve të Prokurorisë së Shtetit për përfshirje në keqpërdorimin e buxhetit të shtetit sa i përket blerjes së rezervave shtetërore, ka folur së fundmi për klientin e tij me të cilin ka thënë se ka edhe lidhje familjare.

Halimi ka thënë se Ridvan Muharremin ka edhe lidhje të afërta familjare dhe se e njeh shumë mirë, shkruan Portali Mërgata.

Ai në T7 ka deklaruar se është angazhuar më herët edhe në Qeveritë e kaluara të Kosovës dhe atë pa asnjë kompensim për angazhimin e tij, por vetëm për parimin që të kryejë punë drejt për shtetin e tij.

“Kam pasur rast të emërohem edhe si këshilltar i ndonjë ministri më herët, kam pas oferta, s’kam pranu”, ka deklaruar Halimi.

I pyetur për raportin e Ridvan Muharremit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Halimi ka deklaruar se është qesharake për të deklaratat që janë bërë në publik për raportin mes Muharremit dhe Kurtit.

“Së pari është qesharake për hyrjen e veçantë që flitet, pasi që ajo hymje ka ekzistuar prej që është hapur lokali, sepse shërben edhe për furnizim me mall. Gjithashtu, lifti që është fol në media, nuk është bërë për Kurtin, por është aty prej që është hapur lokali që 15 vite. Raporti i Kurtit me Ridvan Muharremin është krijuar në bazë të vizitave të shpeshta të kryeministrit në lokal”, ka thënë avokati Halimi. /PortaliMërgata/