U rrah me stupc bejsbolli veç pse shkoi t’ia kërkonte pagesën e taksit, rrëfehet taksisti nga Malisheva

Ish-profesori Qemajl Mazreku nga Malisheva, është rrahur nga një qytetar për shkak të një borxhi që shkoi t’ia kërkonte.

Kjo për shkak se Mazreku ka pretenduar që e ka çuar qytetarin në aeroport për vajzën e tij, ndërsa kur janë kthyer në Malishevë, i njëjti nuk ia ka paguar tarifën për të cilën ishin marrë vesh, e që kushtonte 30 euro, shkruan Portali Mërgata.

Qemajl Mazreku ka deklaruar që policia e ka udhëzuar të shkojë e ta kërkojë borxhin që i takon, por i njëjti ka thënë se kur ka shkuar t’i kërkojë 30 eurot e tij, është sulmuar brutalisht me “stupc” bejsbolli.

Ndiqni rrëfimin e tij KËTU.