Një rast fort i dhimbshëm ka ndodhur në Suharekë.
Atje, një vogëlush ka ndërruar jetë pasi që e kanë zënë dyert e oborrit, shkruan Portali Mërgata.
Viktima e rastit është 8-vjeçari, Diar Loshi.
“Sot me 07.08 2023 ndërroi jet djali im Diar Loshi. Ju njoftoj të gjithve që neser bëhet vorrimi tek vorresat e Fshatit Vraniq në ora 19:00”, ka shkruar ai.
Përveç Diarit, e lënduar ka mbetur edhe motra e tij 6-vjeçare. /PortaliMërgata/
