As një javë nuk kaloi nga ngjarja në Bon Vivant në Prishtinë dhe Kosova u trondit sërish nga një tjetër vrasje.
Anton Prela përfundoi i vrarë nga plumbat që shkrepi Tush Frrokaj, shkruan Portali Mërgata.
Viktima dhe agresori duket të jenë familjarë mes vete.
Që të dy janë mërgimtarë, teksa relacioni mes tyre është dhëndërr dhe vjehrri.
Pra në këtë rast, dhëndrri dyshohet ta ketë vrarë vjehrrin për motive ende të panjohura. /PortaliMërgata/
