Në rrethana ende të pasqaruara ka vdekur sot në Shëngjin, Trendelina Berisha, një 46 vjeçare nga Kosova.
E njëjta, siç përshkruajnë mediat e Shqipërisë, ka ndërruar jetë në një hotel të Shëngjinit, mirëpo që shkaktarët nuk janë të qartë ende, shkruan Portali Mërgata.
Tragjedia në familjen Berisha brenda një kohe të shkurtër duket të jetë e pamasë.
Motra e Trëndelinës, Burbuqja, kishte vdekur para dy vitesh. Ajo kishte ndërruar jetë në objektin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ku edhe punonte.
E ndjera ishte regjisore.
Vdekja e Trëndelinës sot është tragjedia e dytë brenda dy vitesh në familjen Berisha e cila ka hapur dyert e mortit, teksa nesër pritet të varroset trupi i viktimës. /PortaliMergata/