Dukagjin Nikollaj i njohur si “Duka” që po kërkohet nga FBI-ja dhe Policia e Kosovës lidhur me disa vepra penale tashmë edhe zyrtarisht ka avokat.
Avokati që do ta mbrojë ‘’Dukën’’ është Tomë Gashi.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Gashi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
Postimi i plotë i Gashit:
Nga sot Dukagjin Nikollaj – Duka ka Avokat.
Incizimet pamje kane…!
Faktet askush mos te guxoje t’i ndryshoje – ligji do te veproje dhe secili do te përgjigjet për atë qe ka bere!. /PortaliMërgata/