Një aeroplan që po nisej nga Cyrihu, e që për destinacion kishte Alicanten, u detyrua të kthehej në pistë pak pas ngritjes.
Sipas raportimeve, një zog ishte futur në motorët e fluturakes, shkruan Portali Mergata.
Të mërkurën në orën 12.39 aeroplani zviceran u nis për në Alicante. Por fluturimi LX2174 nuk arriti në destinacionin e tij. Siç tregon Flightradar24, avioni duhej të kthehej mbrapa përmes Lozanës dhe të ulej në Cyrih.
“Pas ngritjes pati një goditje zogjsh, ku ekuipazhi i kabinës vendosi të kthehej në Cyrih për arsye sigurie,” tha zëdhënësja e medias zvicerane Meike Fuhlrott.
Rreth orës 14:20, avioni mundi të ngrihej sërish pas një kontrolli të plotë. Pasagjerët mbërritën në Spanjë në orën 16:13. /PortaliMergata/