Një protestë është thirrur para Kryeministrisë së Shqipërisë për nesër në ora 19:00.
Protesta pa adresë organizatori mban moton “Dje, Sot, Nesër, Përjetë Bashkë”.
Kjo protestë është nxitur nga qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për situatën në Kosovë, i cili ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mos-koordinim me aleatët ndërkombëtarë si dhe ka hezituar të mbajë qëndrim për kidnapimin e policëve të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të shtetit.
Fillimisht Edi Rama deklaroi se do ta priste hetimin e KFOR-it, por pasi që KFOR-i nuk doli me një rezultat, ai më në fund mori një qëndrim, duke thënë se nuk bën krahasime ndërmjet policëve të Kosovës dhe kriminelit të arrestuar serb, i njohur me nofkën “Llune”.