Të gjithë po flasin për të: Mërgimtari kosovar “pushton” tregun zviceran të veturave

xr:d:DAF5TTlHoOo:13,j:603906376449756520,t:24040614

Klientela zvicerane dhe ndërkombëtare në shtetin helvetik ia ka besuar me të madhe punën mërgimtarit nga Kosova, Besnik Ajeti (Benz). 

 

Një numër i konsiderueshëm i të huajve tanimë kryejnë servisimet e veturave të tyre në garazhat më moderne në Zvicër që janë në pronësi të Besnikut, në Gjenevë e Lozanë, shkruan Portali Mërgata. 

Për t’u përmendur është fakti se përkatësia etnike e Benz nuk ka qenë asnjëherë problem për garazhat e Besnik Benz, pasë parasysh faktin se shërbimi kualitativ aty ka tejkaluar të gjitha normat e paragjykimeve tjera. 

Besnik Ajeti, një biznesmen i spikatur ka pika të garazhave të tij edhe në fshatin Lladovë të Gjilanit. 

I njëjti së fundmi ishte në një akademi përkujtimore në fshatin e tij ku u nderuan heronjtë që dhanë jetën për liri. 

Lirshëm pra, mund të thuhet se Benz ka kapluar tregun zviceran të veturave në fushën e mekanikës dhe tanimë s’ka të ndalur në aspektin e zgjerimit pozitiv. 

Një shembull tjetër që mërgata jonë është e jashtëzakonshme. /PortaliMërgata/