Tatuazhi i sulmuesit gjilanas, Mirlind Daku ka bërë që mediat në Serbi të skandalizojnë në raportime.
Daku shënoi golin e dytë për Shqipërinë në fitoren 2:0 kundër Polonisë të dielën mbrëma në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Sulmuesi i Rubin Kazan heqi fanellën në momentin e golit duke festuar, ndërkohë që iu shfaq tatuazhi në shpinë për heroin e Kosovës, Agim Ramadanin – Katana.
Mediumi serb i afërt me regjimin e Vuçiqit, “Telegraf” në mënyrë skandaloze ka raportuar për tatuazhin e Dakut.
“Një shqiptar shënoi gol në eliminatore, më pas shfaqi një tatuazh të një terroristi të UÇK-së në shpinë” – thuhet në titullin skandaloz të artikullit të mediumit serb.
Për Dakun ky ishte goli i parë në ndeshjen e dytë zyrtare me Kombëtaren shqiptare të futbollit.