Tahiri porosi politikanëve: Dilni pritni mërgimtarët në kufi, s’janë ata veç për fushata

Këngëtari, Labinot Tahiri, ka reaguar ashpër për kolonat në kufi ku mërgimtarët po presin me orë të tëra për të hyrë në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka thënë se në këtë mes duhet të reagojnë politikanët, shkruan Portali Mërgata.

Ai thotë se gurbetçarët, nga politikanët po përdoren veç në fushata dhe tash ata duhet ta tregojnë veten.

Postimi i plotë:

Po le te dalin tash politikanêt me i prit në kufij ose le ti shkruajnë Beogradit për këto kolona qē ata u shkaktojnë, se nuk janë gurbetqarët veq për fushata kur të ju vjen koha partive politike!

Ncnc, jemi berë njerëz pa rahmet.

Rruga e mbarë vllezer e motra dhe Zoti ju bekoftë.

Labi, Kosovë e Shqipërisë. /PortaliMërgata/