Ministri i Brendshëm në Kosovë, Rexhep Selimi, ka realizuar një vizitë në veri, duke u takuar me policët që janë të stacionuar atje.
Këtë, Sveçla e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, shkruan Portali Mërgata.
Sveçla në fjalën e tij ka thënë se vendosmëria e policisë përbën garanci për Republikën e Kosovës.
“Vendosmëria e zyrtarëve policorë na e shtoi edhe më shumë bindjen dhe energjinë për projektin tonë të shtetimit. Policia sot është institucioni më i denjë i këtij projekti. Vazhdojmë!”, shkroi Sveçla.
Postimi i plotë i tij:
Vizitova zyrtarët e Policisë së Kosovës në veri të Republikës së Kosovës. I falenderuam për punën, përkushtimin dhe korrektësinë. Vendosmëria e trupës së policisë përbën një nga garancitë e Republikës. Ne e synojmë bashkarisht Kosovën si shembull të demokracisë, ku rendi e ligji i vendos qytetarët në liri e barabazi pa dallim. Policia është e Republikës sepse të gjithë qytetarët janë të Republikës.
Vendosmëria e zyrtarëve policorë na e shtoi edhe më shumë bindjen dhe energjinë për projektin tonë të shtetimit. Policia sot është institucioni më i denjë i këtij projekti. Vazhdojmë!. /PortaliMërgata/