Superlajm: Rriten shtesat për fëmijë në Gjermani, 255 euro nga viti 2025

Një lajm i mirë për mërgatën shqiptare në Gjermani, pa dyshim.

Gazetari, Bahri Cani, ka njoftuar se në këtë shtet janë rritur shtesat për fëmijë, shkruan Portali Mërgata.

Nga viti 2025, shtesat për fëmijë do të jenë 255 euro në muaj.

Gjithashtu, janë ndërmarrë edhe disa lehtësime tatimore.

Postimi i plotë i Canit:

Rriten shtesat, lehtësime tatimore e reforma kushtetuese

Qeveria e Scholzit ka humbur shumicën, por Bundestagu dje pasdite ka vendosur me shumicën e votave për rritjen e shtesave për fëmijë. Nga viti 2025 shtesat do të jenë 255 euro në muaj. Mbrëmë është vendosur edhe për rritjen e Kinderfreiebetrag dhe disa lehtësime tatimore, si dhe reformën kushtetuese. Këto vendime duhet të miratohen sot edhe në Bundesrat. Në Bundesrat duhet të vendoset sot edhe për vazhdimin e biletave të subvencionuara mujore për udhëtime në Gjermani. Me detajet do t’ju njoftoj gjatë ditës….

Mirëmëngjesi dhe ditë të mbarë miq. /PortaliMërgata/