Jo rrallë herë, shqiptarët e mërgatës kanë bërë krenar edhe bashkëvendasit në Kosovë e në të gjitha viset e banuara me shqiptarë.
Së fundmi, është humanisti dhe sipërmarrësi Ilir Sinani, biznesmeni i cili ka hapur pikën e dytë të kompanisë së tij “SINANI GmbH” në Nurnberg të Gjermanisë, përcjell Portali Mërgata!
Kompania që udhëhiqet nga Ilir Sinani, ka tash e disa vite që ka fituar besimin e autoriteteve gjermane, të cilat i kanë besuar punë të shumta të infrastrukturës në vend.
Megjithatë, Ilir Sinani vazhdon të jetë modest edhe në paraqitjet e tij nëpër media. Me gjithë kontributin që ka dhënë si në mërgatë, ashtu edhe në Kosovë përmes iniciativave të shumta të bamirësisë, Sinani vazhdon të jetë i thjeshtë në paraqitjet e tij televizive, ku suksesin e tij ia atribon totalisht punës së palodhshme!
Nuk duhet harruar, që Sinani më herët në Gjermani kishte hapur edhe marketin “Molla”, në qytetin Haag në Oberbayern, ku në hapje kishte marrë pjesë edhe kryetarja gjermane e qytetit Haag, Elisabeth Schatz!
“Është kënaqësi dhe njëkohësisht krenari të bëjmë promovimin e produkteve ushqimore të vendit tonë Kosovës, edhe në Gjermani. Uroj dhe shpresoj në të ardhmen të kemi më shumë Markete të tilla, ku shqipëtarët të ndihen më afër vendit dhe traditës së tyre”, kishte deklaruar Sinani.
Nuk duhet lënë anash as angazhimin e Ilir Sinanit për rastet e bamirësisë në Kosovë dhe jashtë vendit, ku tashmë është kryetar i degës së shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit” në Gjermani!
Punën e “Sinani GmbH” mund ta ndiqni KËTU!