Gazetari i njohur që jeton dhe vepron jashtë Kosovës, Bahri Cani, së fundmi ka goditur me disa statistika që “parashohin” se shumica e fëmijëve të huaj që jetojnë në Gjermani, rrezikojnë të jetojnë në varfëri.
Përmes një video në Facebook, Cani ka deklaruar se në studimet e fundit që janë realizuar në shtetin gjerman, thuhet se plot 54% e fëmijëve të huaj që jetojnë në Gjermani, jetojnë në varfëri, përcjell Portali Mërgata.
Sipas këtyre statistikave, në Gjermani jetojnë mbi 5 milionë fëmijë me origjinë të huaj, ndërsa rreth 3 milionë prej tyre, thuhet se jetojnë në varfëri.
Kuptohet, varfëria në shtetin gjerman njihet edhe për personat që jetojnë me të ardhura të vogla dhe mezi ia dalin. Ndër më të rrezikuarit, sipas studimit të fundit del të jenë fëmijët që jetojnë me një prind, ata që janë të pa punë apo ata fëmijë që punojnë ose kanë prindërit që punojnë punë që paguhen pak.
Gjithashtu, duhet marrë parasysh edhe faktin e pagesave që iu bëhen të huajve në Gjermani dhe atyre që janë gjermanë, e që shpesh herë bëhen temë diskutimi shkaku i diskriminimit.
Tek gazetari Cani, ka pasur komentues që kanë deklaruar se këto statistika nuk qëndrojnë, pasi që sipas tyre shumica e të huajve nuk lajmërojnë të gjitha të ardhurat e tyre. /PortaliMërgata/