Sanksionet amerikane ndaj Kosovës kanë nxitur reagimin e ashpër të snajperistit gjerman të UÇK-së, Mike Spath.
Ky në një postim në Facebook ka thënë se ndihet i turpëruar nga veprimet e Qeverisë së Kosovës, shkruan Portali Mërgata.
Tutje, ai thotë se ndjehet i çuditur se si Kosova synon në një anë të jetë pjesë e institucioneve ndërkombëtare, e në anën tjetër nuk i dëgjon këshillat e tyre.
“E nderuara Qeveria aktuale e Kosovës. Më vjen turp për këtë sjellje kokëfortë të Qeverisë aktuale në Kosovë. Ju dhe bashkëpunëtorët tuaj, të cilët dëshironi të bashkoheni me institucionet ndërkombëtare, të jeni pjesë e Forcave të NATO-s, Këshillit Evropian, të jetë pjesë e Kombeve të Bashkuara. Më tregoni se si dëshironi të jeni në proceset e vendimmarrjes në ato institucione nëse as nuk po i dëgjoni ato Institucione për hir tuajin dhe mbi të gjitha për Kosovën tonë të dashur. Ju si qeveri nuk mund të mbështesni as policinë tuaj, t’i vizitoni gjatë detyrës ose të pyesni për mirëqenien e tyre, ju dhe militantët tuaj fyen Komunitetin Ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ju i quani ata Naive dhe emra të tjerë, ju i quani Vetë Majmunët e Policisë, ju jeni Militantë postoni me gjuhë fyese kundër të gjithëve që nuk pajtohen me ju”, ka shkruar Spath.