Një shtetas i Francës është arrestuar në Lapnasellë pasi Policia e Kosovës gjatë kontrollit në veturë i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës së dyshuar si lëndë narkotike kokainë.
Më tej, sipas raportit 24 orësh, policia edhe te pasagjeri që ishte në ketë veturë ka gjetur një sasi të vogël marihuanë.
“Drejtuesi i mjetit i dyshuari i parë është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.” – thekson PK-ja.
Raporti i plotë:
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTËVE
Fsh. Lapnasellë, 28.08.2023 – 02:30. Njësiti policor ka ndaluar një veturë me targa vendore të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Francës, gjatë kontrollit në veturë i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës së dyshuar si lëndë narkotike kokainë, derisa te pasagjeri, i dyshuari mashkull kosovar është gjetur një sasi substancë më vogël e dyshuar si marihuanë. Drejtuesi i mjetit i dyshuari i parë është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.