Dion Ademaj, vogëlushi nga Peja ndërroi jetë tragjikisht pas vërshimeve në këtë komunë.
Për vdekjen e tij ka dërguar një mesazh ngushëllimi të dhimbshëm edhe shkolla ku ai po ndiqte mësimet “Asdreni”, duke thënë se humbja e jetës së tij është prekje e thellë për shoqet e shokët e klasës.
Në vjijim keni të plotë, pa ndërhyrje reagimin e shkollës “Asdreni”:
Jemi të tronditur për rastin tragjik që ndodhi mbrëmë në Pejë si pasojë e vërshimeve, ku humbën jetën nxënësi jonë Dion Ademaj me nënën e tij Mirsadën.
Sot, bashkëndjejmë thellë dhimbjen me familjarët e të humburëve dhe me të gjithë qytetarët e Pejës që u preken nga kjo fatkeqësi natyrore.
Dion preku thellë në shpirt shokët dhe shoqët e klasës së bashku me mesuesën e tyre.
I përjetshëm qoftë kujtimi për juve. /PortaliMërgata/