Shënohet rekord i fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës gjatë muajit korrik

Në muajin korrik është shënuar rekord i fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Janë tejkaluar shifrat e udhëtarëve për 9% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe ato të fluturimeve me 2%, shkruan Reporteri.net.

Nga janari i këtij viti e deri më sot në ANP kanë kaluar pothuajse 2 milionë udhëtarë, ndërsa vetëm në muajin korrik përmes këtij aeroporti kanë kaluar 400 000 udhëtarë, duke shënuar një rritje në numër të udhëtarëve në këtë vit prej rreth 14% dhe në numër të fluturimeve rreth 6%.

Fluturimet më të shpeshta ishin nga Zvicra dhe Gjermania, e më pas Turqia e Austria dhe të tjerët.