Shembull si Edon Zhegrova: Për festat e fundvitit, futbollisti vjen në Kosovë t’ju dërgojë dhurata fëmijëve në spital

Është fundi i dhjetorit, koha e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri dhe kjo periudhë është veçanërisht e bukur për fëmijët që e presin me shumë gëzim këtë festë.

Fatkeqësisht disa fëmijë Vitin e Ri do ta presin në spital, por në Prishtinë për buzëqeshjen e tyre është kujdesur një lojtar i Kosovës.

Ylli i Lille dhe Ligue 1, Edon Zhegrova, ka gëzuar fëmijët e klinikës së pediatrisë në kryeqytetin e Kosovës.

Ai në këtë institucion është shfaqur me pako, ndërsa video tashmë po shpërndahet në rrjetet sociale dhe ka marrë vetëm reagime pozitive