Shala çudit sërish: Polici s’është për të gjuajtur lepuj

Komentatori politik Krenar Shala ka vazhduar ta përsërisë deklaratën e tij për tre policët e Kosovës që nuk i përdorën armët e tyre pasi u kidnapuan nga Serbia. 

“Polici me armë, s’është aty për të gjuatur lepuj.”, u shpreh sërish Shala i cili tha se në parim vazhdon t’i qëndojë pas kësaj deklarate pavarësisht rrethanave që ndodhemi tani. 

Shala në Politiko në Kanal10 tha se Serbia po vazhdon me strategjinë e saj “përshkallëzo për të de-përshkallëzuar”, dhe se me këtë, para faktorit ndërkombëtarë po del të jetë pala konstruktive. 

“Cili do të ishte fat ii Ukrainës, nëse Zelensky do të dezertonte. Nuk është konteksti i njëjtë, por parimi. Serbia po vazhdon me andërrën përshkallëzo, për të de-përshkallëzuar. Ndërkohë, bashkësia ndërkombëtare vazhdon me qasjen e saj patologjike të ledhatimit. Knej BE-ja poi  thotë Kosovës respekto marrëveshjen, e vet s’po e respekton. Serbia e ka shkelë marrëvshjen për 3- herë.”, tha Shala në Politiko