Serbët kanë nisur të bllokojnë autostradat në bendin e tyre.
Bllokimi i autostradave ka nisur në orën 16:00, me lëvizje të ngadaltë nga drejtimi i Shimanovcit, si dhe nga drejtimi i Vrçinit, drejt Beogradit të Ri.
Kolonat që lëvizin ngadalë në autostradën E75 duhet të takohen në qendrën Sava në Beograd, kur në këtë lokacion pritet një bllokadë e plotë rreth orës 17:30.
Miroslav Aleksić i tha N1 në kabinën e pagesës Buban potok/Vrcin se policia ishte njoftuar për vozitje të ngadaltë.
Ai u kërkon edhe falje qytetarëve, por thotë se më e rëndësishmja është që të gjithë të pësojmë diçka tani në luftën kundër dhunës, nëse duam që fëmijët tanë të jenë të sigurt.
Që disa javë, protestuesit serbë po mbushin rrugët e Beogradit kundër pushtetit në Serbi pas vrasjeve të fundit nëpër shkolla që tronditën vendin. /Lajmi.net/