Pasditen e sotme nuk ka shumë kolona në pikat kufitare të Republikës së Kosovës.
Sipas të dhënave të fundit që janë përditësuar në orën 17:00 nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, në pikëkalimet kufitare me Serbinë, aty ku gjithmonë ka fluks të madh të automjeteve, pritjet shkojnë maksimumi deri në 15 minuta, shkruan Portali Mërgata.
Në Merdare, pritjet për të hyrë në Kosovë shkojnë deri në 13 minuta, ndërsa tek Dheu i Bardhë deri në 15 minuta.
Portali Mërgata do t’ju njoftojë edhe gjatë ditëve në vijim për kolonat në pikat kufitare në mënyrë që bashkatdhetarët tanë ta kenë sa më të lehtë udhëtimin. /PortaliMërgata/