Ish-reporteri i luftës, Paul Refsdal, ka rrëfyer se si ka xhiruar pamje gjatë luftës në Kosovë.
Në një intervistë në KlanKosova, ai ka treguar se si serbët ia morën kamerën gjatë xhirimeve dhe e huazoi një tjetër nga Kadri Veseli.
“Ata e gjetën kamerën po unë se pata përdorur atë pasi që u plagosa vetëm e pata testuar atë në shtëpinë time kisha fotografuar gruan time, i pata kërkuar të hiqte bluzën por nuk e kishtë bërë ajo ishte e vetmja gjë në kamer, dhe mendoj se serbët u zhgënjyer kur gjetën foto vetëm te gruas time”, ka thënë ai.
Tutje ai tregoj se pavarësisht që ishte i plagosur, dashuria e tij për punën e tij si gazetar nuk donte ta ndalonte dhe donte të punonte.
“ E pyeta “Lulin” i thash jam ende i plagosur edhe mëgjithatë jam gazetar dhe më hauzoj aparatin e tij si dhe unë kisha shumë pak para për të blerë disa filma për të bërë disa foto gjatë kohës së Luftës, dhe menjëherë pas Kosovës u ndala në Tiranë ku e takova dhe ja ktheva aparatin i shikuam fotot dhe disa prej tyre ai i mbajti si kopje”, shtoi ai.