“Remi” rrëfen për dëshminë në Speciale: Ishte e vështirë t’i shihja miqtë e mi aty

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rrustem Mustafa i njohur si “Remi” ka dhënë rrëfimin e tij sonte.

Ndër tjerash ai tregoi momentin kur u ftua nga Gjykata Speciale si i dyshuar. 

E momentin më të rëndë që e tha ai ishte kur i pa miqtë e tij si në bankë si të akuzuar. 

”Unë kam qenë edhe për dëshmi si i dyshuar, kur miqtë e mi ishin në bankë të të akuzuarve. Ka qenë jashtëzakonisht e rëndë. Pa përjashtim”, ka thënë Remi. 

Më tutje, ai ka thënë se është e parëndëishshme nëse me ndonjërin prej tyre ka pasur marrëdhënie jo të mira pas lirisë së Kosovës. 

”Gati është e parëndësishme, kanë qenë bashkëluftëtarë të mi, historia prejse kam fillu me u njoftë me ta vinte e sillej nëpër kokë. Është e rëndë”, ka thënë ai, të martën.