Faruk Mujka i VV-së ka reaguar disa orë pasi është liruar nga paraburgimi.
I njëjti ishte arrestuar për korrupsion, e më pas iu kishin gjetur 60 mijë euro në shtëpi, shkruan Portali Mërgata.
Në një postim të tij, Mujka ka thënë se arrestimi i tij ka të bëj me tentimin, siç thotë ai, për ta baltosur punën e Qeverisë Kurti.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur familiarë, miq e dashamirë.
Shfrytëzoj rastin që nga tellësia e zemrës të ju falemnderoj të gjithë juve që më mbështetët këto ditë, patët besim në mua, punën e aktivitetin tim politik e shoqërorë dhe që ishit afër familjes time në momentet e vështira që përjetuan pa fajin e tyre.
Asnjëherë prej që jam pjesë e aktiviteteve politike nuk i kam ikur përgjegjësisë e drejtësisë dhe kjo do të vazhdoj derisa të frymoj.
Por gjithsesi asnjëherë nuk do të pranoj të jem pre e politikave ditore e partiake dhe që unë të shfrytëzohem për t’u sulmuar e baltosur puna dhe sukseset e Qeverisë në përgjithësi dhe posaqërisht Kryeministrit në veçanti.
Rruga që kemi marrur është e gjatë, tepër e vështirë me shumë sfida u kurthe, por fatmirësisht është evidente se po shihet caku. Shumë vetë do të ndihen të turpëruar por mbi të gjitha edhe të çliruar nga puna e lodhshme e shërbyesit të djallit. /PortaliMërgata/